Me rastin e Vendimit të miratuar, nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me numër 09-1422/2 më datë 16.02.2020 për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, për deputetë në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit i njofton ministritë, njësitë e vetëqeverisjes lokale, fondet, agjencitë, drejtoritë, ndërmarrjet publike, organet rregullatore, ndërmarrjet tregtare të themeluara nga shteti dhe institucionet e tjera të themeluara nga shteti si dhe publikun për këtë si vijon:
„Nga dita e miratimit të vendimit për shpalljen e zgjedhjeve, deri në përfundimin e zgjedhjes së deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në përputhje me rezultatet e zgjedhjeve:
-nuk mund të fillohet ndërtim me mjete nga buxheti ose nga fondet publike, ose me mjetet e ndërmarrjeve publike dhe personave të tjerë juridikë, që disponojnë me kapital shtetëror të objekteve të reja në infrastrukturë siç janë rrugët, ujësjellësi, largpërçuesit, kanalizimet, fusha sporti dhe objekte tjera ose objekte për veprimtari shoqërore, shkolla, kopshte për fëmijë dhe objekte tjera, përveç nëse për atë qëllim janë paraparë më parë mjete nga buxheti, d.m.th. bëhet fjalë për realizimin e një programi të miratuar me ligj në vitin aktual;
- nuk mund të bëhet pagesë e pagave, pensioneve, asistencës sociale ose pagesa të tjera dhe kompensime materiale, nga mjetet buxhetore, ose nga mjetet e fondeve publike të cilat nuk janë pagesa të rregullta mujore, d.m.th. të gjitha transferimet dhe pagesat njëvjeçare, ose transferime të njëhershme nga mjete buxhetore, ose nga mjete të fondeve publike, e as të tjetërsohet kapitali shtetëror, dhe as të nënshkruhen marrëveshje kolektive dhe;
- nuk mund të niset asnjë procedurë punësimi të personave të rinj ose procedurë për ndërprerjen e marrëdhënies së punës në institucionet shtetërore dhe publike, dhe procedurat e filluara do të lihen në pritje, përveç në rastet e çështjeve urgjente dhe që nuk mund të shtyhen.“
"Rastet e çështjeve urgjente dhe që nuk mund të shtyhen", janë punësimet në kohë të caktuar për shkak: zëvendësimin e një punëtori që mungon për shkak të pushimit mjekësor më të gjatë ose mungesë, vdekjes së një punonjësi, kryerjen e punës sezonale për të cilët paraprakisht është përcaktuar numri i nevojshëm i personave, dhe janë siguruar mjete nga programet vjetore; si dhe punësimin e stafit mësimor me kohë të caktuar, për realizimin pa pengesa të procesit arsimor.
- 2. „Në periudhën 20 ditë para fillimit të fushatës zgjedhore dhe deri në përfundimin e zgjedhjes së deputetëve të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe zgjedhjes së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së veriut në përputhje me rezultatet e zgjedhjeve:
- nuk mund të mbahen ngjarje publike me rastin e ndërtimit ose vënies në punë të objekteve me mjete nga Buxheti, ose nga fondet publike, ose me mjete të ndërmarrjeve publike ose personave të tjerë juridikë, që disponojnë me kapital shtetëror, në infrastrukturë siç janë rrugët, ujësjellësi, largpërçuesit, kanalizimet, fushat e sportit dhe objektet tjera, ose objektet e tjera për veprimtari shoqërore si shkolla, kopshte për fëmijë dhe objekte të tjera.
Ndalimi i mbajtjes së ngjarjeve publike nuk përfshin, veçanërisht: dhënien e një deklarate publike të një bartësi të funksioni publik ose një kandidati bartës i funksionit publik në një tubim, një intervistë për media, një debat në media ose një përgjigje ndaj një pyetje të gazetarit. “
- 3. „Për nevojat e fushatës zgjedhore, ndalohet përdorimi i hapësirave të zyrave, pajisjeve të zyrave dhe automjeteve zyrtare të organeve shtetërore, përveç personat, për të cilat vlejnë rregullat e posaçme për mbrojtjen e personalitetit.
Është e ndaluar kryerja, ose tentimi i kryerjes së presionit dhe frikësimit të votuesve ose anëtarëve të familjeve të tyre, ose të afërmve të tyre.“
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit do të monitorojë të gjithë procesin zgjedhor dhe në rastet e dyshimeve të bazuara për shkelje të ligjit, do të ndërmarrë masa për të verifikuar dyshimet e tilla, do ti njoftojë organet kompetente dhe do të kërkojë ndërmarrjen e veprimeve në kuadër të juridiksionit të tyre.
Mosrespektimi ndaj ndalimeve të përcaktuara në nenet 34 dhe 35 të Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit dhe në nenet 8-a dhe 8-b, të Kodit Zgjedhor, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit do t'i mbajë përgjegjës personat e autorizuar të organeve shtetërore dhe subjektet tjera, dhe në rast të konstatimeve të shkeljeve dhe abuzimeve do të ndërmarrë veprime adekuate dhe masa në përputhje me ligjin.
Në periudhën në vijim të zbatimit të aktiviteteve të lidhura me zgjedhjet e parakohshme, për deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në përputhje me dispozitat e Ligjit të ri për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konflikteve të Interesit, nuk ka bazë ligjore për të dhënë mendime mbi kërkesat e dorëzuara për mendime lidhur me mënyrën e veprimit të Ministrive, Njësive të Vetëqeverisjes Lokale, Fondeve, Agjencive, Drejtorive, Ndërmarrjeve Publike, Organeve Rregullatore, Shoqatave tregtare të themeluara nga shteti dhe institucione tjera të bazuara nga shteti gjatë procesit zgjedhor.
Komisioni Shtetëror me qëllim të monitorimit dhe kontrollit të ligjshmërisë së financimit të fushatës zgjedhore dhe procesit të përgjithshëm zgjedhor do të realizojë bashkëpunim të drejtpërdrejt me mediat, shoqatat civile dhe me qytetarët, dhe për këtë qëllim inkurajon publikun e gjerë të raportojë me kohë raste specifike të shkeljeve të ndalesave të përcaktuara në Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit dhe Kodit Zgjedhor.